Europianët kundërshtojnë masat e kursimit ekonomik
Bruksel, 9 tetor - Shumica e europianëve kundërshtojnë politikat e kursimit ekonomik, të cilat po zbatohen me pretekstin e përmirësimit ët gjendjes ekonomike të vendeve të BE.
Rezultatet e një sondazhi të kryer nga Instituti Gallup, tregojnë se 51 % e evropianëve kundërshtojnë masat e kursimit ekonomik.
Sipas këtij sondazhi, kundërshtimi më i madh ndaj politikave të kursimit ekonomik, vjen nga qytetarët e Greqisë, Portugalisë dhe Qipros.
Qeveritë europiane për ti bërë ballë krizës ekonomike, po zbatojnë masa të ashpra të kursimit ekonomik të cilat kanë goditur njerëzit e thjeshtë.