15 Maj 2024

Europa kërkon rrugëdalje nga kriza

Bruksel, 23 dhjetor - Viti 2011 tronditi themelet e Bashkimit Evropian. Përballë krizës ekonomike që sa vjen e thellohet, mbi bashkimin monetar të festuar deri tani si histori e madhe suksesi është ndezur një diskutim i ashpër.

Gjithë mefshtësia e BE-së në krizën e euros në vitin 2011 u shfaq që në deklaratën e presidentit të Komisionit José Manuel Barroso në janar: "Për sa i përket [fondit të shpëtimit] EFSF, ne mendojmë se mundësitë e tij të vërteta të financimit duhen forcuar dhe fusha e tij e veprimit duhet zgjeruar."

Praktikisht, BE-ja është grindur gjithë vitin për fondin e shpëtimit EFSF, për përmasat dhe mundësitë e përdorimit të tij. Në Gjermani me këtë çështje është marrë edhe Gjykata Kushtetuese. Tani, në fund të vitit, pas një procesi të gjatë torturues, gjithçka është përgatitur. Mirëpo, tregjeve duket se nuk u intereson më fondi.

2011-a ishte një vit, në të cilin kriza u acarua nga muaji në muaj. Samite të jashtëzakonshme zhvilloheshin në distanca kohore gjithnjë e më të shkurtra.  Dhe me sa duket besimi i investuesve mungon ende.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)