Europa do të ketë së shpejti agjencinë e vet të vlerësimit
Bruksel, 23 janar - Europa po shpejton të krijojë agjencinë e vet të vlerësimit financiar, pasi agjencia amerikane e vlerësimit Standard & Poor\'s, uli aftësinë e Francës për shlyerjen e borxhit. Agjencia e re europiane ka gjasa të krijohet në pranverën e këtij viti.
Sipas njoftimeve të medieve gjermane, 30 banka europiane, kompanitë e sigurimit dhe tregjet e aksioneve publikuan bashkërisht një deklaratë ku zotohen të investojnë 300 milionë euro si pricipal për themelimin e agjencisë europiane të vlerësimit të rrezikut financiar. Selia e agjencisë pritet të jetë në Holandë.
Organizatorët po presin miratimin nga Zyra e Administrimit të Aksioneve dhe të Tregut të Europës.