Europa dhe SHBA nuk mendojn njejt ta luftojn krizën financiare
Wroclaw, 17 shtator - Shtetet e eurozonës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mundur të tregojnë mirëkuptim për një linjë të përbashkët në forcimin e koniunkturës dhe për luftimin e krizës së borxheve.
Gjatë një takimi në Wroclaw të Polonisë, ministrat e financave të eurozonës, bënë të ditur sipas të dhënave të pjesëmarrësve, se kanë kundërshtuar idenë e homologut të tyre amerikan, Timothy Geithner për të përdorur fonde shtesë për stabilizimin e sektorit financiar dhe për rritjen e fondit për shpëtimin e euros.
Shefi i grupit të vendeve të euros, Jean-Claude Juncker pas konsultimeve foli për perspektiva të ndryshme në të dyja anët e Atlantikut.
Në eurozonë ka përparësi konsolidimi i buxhetit. Hapësira për programe koniunturore nuk ekzistojnë, tha ai.
Në një deklaratë të publikuar në Uashington të Ministrisë së Financave të SHBA-së, thuhet se Geithner nuk ka bërë propozime konkrete lidhur me krizën e borxheve, por i ka dhënë kurajo kolegëve të tij të BE-së që të veprojnë me vendosmëri.