05 Maj 2024

Eurokriza nuk ka përfunduar

Frankfurt, 11 shtator - Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Zhu Min, tha se kriza në Eurozonë ende nuk ka përfunduar por megjithashtë europianët duhet të kenë besim tek monedha e përbashkët.

“Ne total mund të them se kriza nuk ka përfunduar ende. Jemi ende në mes të saj dhe ka shumë rrugë për tu bërë. Por Europa po ecën në drejtimin e duhur dhe kjo është pjesa më e rëndësishme. Ne duhet të kemi besim tek blloku i monedhës së përbashkët,” tha ai.

Kriza në Eurozonë ka tre vite që nuk po gjen një zgjidhje dhe një pjesë e madhe e investitorëve besojnë se ky rajon do mbyllë këtë vit në recesion për shkak të dështimit të politikë bërësve europianë në gjetjen e një zgjidhje dhe të prodhimit të një skeme të ringjalljes së ekonomisë.

\"Ne nuk duhet të nënvlerësojmë ndikimin negativ të krizës europiane për të gjithë botën”, tha Zhu për një audiencë që përfshiu udhëheqësit kryesorë të biznesit në rang global.

Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thellimi i krizës në Eurozonë në këtë pjesë të mbetur të vitit nënkupton reduktimin midis 1.5 deri në 2 për qind të aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni si dhe rënie të aktivitetit me 1 për qind për Kinën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)