15 Janar 2025

Eurokriza ndikon më shumë se sa pritej në ekonominë e Gjermanisë

Berlin, 18 tetor - Qeveria gjermane në parashikimet e prezantuara sot në Berlin llogarit për vitin e ardhshëm një rritje ekonomike prej më shumë se 1,0 për qind për vitin e ardhshëm.

\"Gjermania po kalon në ujëra të turbullta për shkak të krizës së borxheve europiane dhe ngadalësimit ekonomik në vendet në zhvillim\", tha ministri gjerman i Ekonomisë Philipp Rösler.

Në fillim të vitit qeveria gjermane  pati parashikuar një rritje prej 1,6 për qind për vitin e ardhshëm. Për këtë vit qeveria llogarit një rritje me 0,8 për qind, ndërkohë që kishte parashikuar në fillim të vitit një rritje prej 0,7 përqind.

Lidhur me tregun e punës parashikohet që në vjeshtë ky të jetë i qëndrueshëm.

Kështu sipas qeverisë numri i të papunëve pritet të ulet me 86 mijë deri në fund të vitit, duke arritur numrin e përgjithshëm për 2012 në 2, 9 milionë të papunë, e cila i referohet burimeve pranë qeverisë.

Vitin e ardhshëm ky numër do të rritet pak deri në 30 mijë të papunë më tepër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)