15 Janar 2025

Eurogrupi shtyn vendimin për këstin e radhës për Greqinë

Frankfurt, 21 nëntor - Mbledhja e ministrave të financave të  Eurogrupit nuk solli asgjë te re për Greqinë, e ndërsa problemit grek pritet ti jepet zgjidhje në 26 nëntor.

Liderët europianë të financave dështuan edhe kësaj radhe  për të gjetur një zgjidhje  për çështjen e qëndrueshmërisë së borxhit grek.

Pas 12 orësh bisedimesh në Bruksel, ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje dhe kanë paralajmëruar se do të takohen sërish të hënën e ardhshme.

 Dallimet mbesin te çështja se si të menaxhohet më mirë borxhi i Greqisë.

 Ministrat e 17 vendeve anëtare të eurozonës e mbështesin idenë e dhënies edhe të dy vjetëve shtesë për Greqinë, deri në vitin 2022, për ta sjellë borxhin e saj në 120 përqind të bruto produktit të brendshëm. Kjo përqindje konsiderohet e menaxhueshme.

 Sido që të jetë, FMN-ja, kreditori i Greqisë, është duke rezistuar lidhur me këtë zgjatje të afatit.

 Shuma tjetër e kredive të Greqisë e arrinë vlerën e 57 milionë dollarave. Kjo shumë i duhet Athinës për ta shmangur falimentimin.

Kreu i Eurogrupit Juncker Jean-Claude tha se Greqia  ka përmbushur parakushtet, por ka nevojë për përpunim të mëtejshëm teknik e të dhënave për të vendosur mbi disbursimin e këstit.

Juncker  tha se Eurogroup mirëpret marrëveshjen mbi e trojkës me qeverinë greke  por duhet më shumë siguri në fushat e konsolidimit fiskal të reformave strukturore, privatizimit dhe stabilizimit të sektorit financiar.

I pyetur nëse ai është i zhgënjyer që nuk u arrit marrëveshje, kreu i Eurogrupit u përgjigj  se në Europë nuk kanë asnjë iluzion.” Sipas  Junker nuk ka qenë e mundur të arrijnë një marrëveshje, sepse Gjermania, Holanda dhe Finlanda dështuan për të gjetur një kompromis me FMN-në, në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit grek.

“Ka pasur progres, por duhet të ketë një pak më shumë”, tha Christine Lagarde shefja e FMN-së.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Eurozona janë në kundërshti përsa i përket kohës që i duhet dhënë Athinës të zbatojë reformat e kursimit, me FMN që këmbëngul të mos jepen edhe dy vitet shtesë të kërkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)