Eurogrupi miratoi dhënien e këstit të radhës për Greqinë
Bruksel, 24 shkurt - Grupi i ekspertëve të Eurogrupit miratoi dhënien e këstit të shkurtit, me vlerë 2,8 miliardë euro, për Greqinë.
Ajo që kërkohej për miratimin e dhënies së këstit, ishte votimi nga parlamenti grek i riaktualizimit të programit afatmesëm, gjë që u realizua në fillim të kësaj jave.
Më 3 mars Trojka do të fillojë vlerësimin tre mujor të zbatimit të programit grek. Të hënën e ardhshme, ekipi teknik i Trojkës mbërrin në Athinë, me qëllim që të përgatisë vizitën e drejtuesve të saj.
Ndërkaq në një konferencë për shtyp komisioneri për ekonominë OIli Rehn deklaroi se nuk ka asnjë arsye që FMN dhe BQE të rishikojnë programin grek.
Çelësin e daljes nga kriza vazhdon ta ketë Greqia, tha ai, duke shtuar se qeveria, parlamenti dhe autoritetet greke duhet të zbatojnë plotësisht programin ashtu siç është rënë dakort.