Eurogrupi mbyll pa sukses bisedimet për Greqinë
\"Pati përparim, por i pamjaftueshëm për të lëshuar një deklaratë të përbashkët, ne nuk kemi arritur konkluzione të përbashkëta, pse nuk ka një deklaratë. Nuk ishte për formulimin, por për rënien dakord\", u tha Dijsselbloem gazetarëve në një konferencë shtypi.
\"Ne nuk patëm mundësi të diskutojmë ndonjë propozim të detajuar ose detaje të ndonjë programi, nuk ka bazë të përbashkët për të arritur këtë,\" tha ai.
Qeveria e re e ekstremit të majtë në Greqi ka kërkuar të rinegociojë huanë prej 300 miliardë dollarësh dhe jo zgjatjen e shlyerjes së saj.
Greqia ka kërkuar që huadhënësit 18 vendet e tjera të eurozonës, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ti japin një hua të përkohshme për disa muaj.
Athina thotë se kërkon më shumë kohë për të negociuar ndryshimet e planit të masave shtrënguese sipas të cilit pagat dhe pensionet janë shkurtuar, taksat janë rritur dhe mijëra punonjës civilë janë pushuar nga puna.