Eurogrupi kërkon që Greqa të qendrojë në Eurozonë
Bruksel, 21 shkurt - Ministrat e financave të BE-së arritën një marrëveshje që të shtyhet për katër muaj programi i ndihmave për Greqinë, për t\'i lënë kohë Athinës të negociojë borxhin afatgjatë që i ka kreditorëve.
Zyrtarët e Eurozonës morën vendimin që të hënën Greqia t\'i dorëzojë një letër Eurogrupit prej 19 anëtarësh, duke i dhënë kështu fund disa javë pasigurie.
Gjermania, kreditori kryesor europian, ka thënë vazhdimisht se çdo shtyrje e afatit për ndihmat, është e lidhur ngushtë me reformat për të cilat ka rënë dakord të kryejë qeveria e mëparshme greke.
Qeveria e majtë greke nuk e kishte pranuar këtë mundësi, duke argumentuar se kushtet që lidhen me paketën e ndihmave e kanë zhytur vendin në varfëri.
Nëse nuk do të ishte arritur marrëveshja e sotme nga minsitrat e financave të Eurozonës, Greqia rrezikonte falimentimin dhe largimin nga grupi.