Eurogrupi kërkoi angazhimin e Greqisë në Eurozonë
Bruksel, 21 gusht - Eurogrupi u bëri thirrje të enjten grekëve të ruajnë angazhimin për planin e tretë të ndihmës pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Alexis Tsipras.
\"Është shumë e rëndësishme që Greqia të ruajë angazhimin e saj në Eurozonë,\" tha Michel Reijns, zëdhënësi i presidentit të Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.
\"Dijsselbloem kujtoi mbështetjen e gjerë në parlamentin grek për programin e ri dhe paketën e reformave, duke shpresuar se zgjedhjet do të shtojnë më tej këtë përkrahje,\" shtoi ai.
Tsipras njoftoi mbrëmjen e së enjtes vendimin e tij për të shpërndarë qeverinë dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.