Eurogrupi i gatshëm për ti dhënë Greqisë 10,3 miliardë euro kredi
Bruksel, 9 qershor - Komisioneri evropian, Pierre Moscovici pohoi sot se Eurogrupi është shprehur i gatshëm që javën e ardhshme të procedojë në mënyrë zyrtare për derdhjen e një kësti të ri të kredisë prej 10,3 miliardë euro në disa pjesë për Greqinë.
Shprehem besimplotë se javën e ardhshme, Eurogrupi do të jetë në gjendje për të vendosur formën zyrtare të pagesës prej 10,3 miliardë euro në formën e disa kësteve për Greqinë, u shpreh Moscovici gjatë një prezantimi përpara komisionit të Financave dhe Çështjeve Evropiane në Asamblenë Kombëtare në Paris.
Ne po kthejmë një faqe të rëndësishme në historinë e programeve greke, pohoi komisioneri, i cili u shpreh me bindje se Athina është tashmë në një pozitë të favorshme për tu orientuar drejt rritjes ekonomike dhe investimeve.
Ky mekanizëm rezultoi i suksesshëm duke shmangur në këtë mënyrë fenomenin Grexit.