17 Nëntor 2024

Eurogroup zgjat ndihmën për Greqinë

Athinë, 9 dhjetor - Ministrat e Financave të Eurozonës ranë dakord të zgjasin dy muaj planin e ndihmës ndaj Greqisë. Lajmi u bë i ditur të hënën nga kreu i Eurogroupit Jeroen Dijsselbloem në takimin e ministrave të Financave.

Në takimin e zhvilluar po të hënën në Bruksel, Dijsselbloemi tha për mediet se për shkak të pezullimit të negociatave, është i pamundur për BE-në, Bankën Qendrore Europiane dhe FMN-në auditimi i pestë për Greqinë. Prandaj, tha ai, ndihma financiare do të zgjatet deri në fillimin e vitit tjetër.

Pas shqyrtimit, nëse Greqia plotëson kushtet, Fondi Europian i Stabilitetit Financiar (EFSF) do t\'i ofrojë Greqisë një fond ndihme prej 1.8 miliardë eurosh.

Në emër të Eurogroupit, Dijsselbloemi i bëri thirrje gjithashtu autoriteteve greke të bashkëpunojnë më ngusht me Trojkën (BE, Bankë Qendrore dhe FMN) për zhvillimin e reformave të mëtejshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)