12 Janar 2025

Eurogroup sot vendos për këstin e gjashtë ndaj Greqisë

Bruksel, 29 nëntor - Eurogrupi sot pritet të ndezë dritën jeshile për lëvrimin e këstit të gjashtë të kredisë për Greqinë.

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Eurozonës pritet të bihen dakord për detajet e forcimit të Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar (FESF) në mënyrë që ti jepet kësti i gjashtë Greqisë i cili është jetik për të shpëtuar vendi nga falimentimi në një kohë që kriza e borxhit ka marrë përmasa të rrezikshme në Evropë.

Pika e parë në rendin e ditës së Eurogroup është lëvrimi i këstit të gjashtë, prej 8 miliardë eurosh për Greqinë.

Pas pavendosmërisë dhe vonesave të muajve të fundit, lëvrimi i këstit të gjashtë është në rrugën e duhur, vlerësojnë burime të ndryshme evropiane.

Hapi i ardhshëm i Eurogroupit është forcimi i Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar, për parandalimin e përhapjes së krizës në Itali dhe Spanjë.

17 shtetet anëtare të eurozonës do të ratifikojnë të martën, në radhë të parë, kornizën e përgjithëshme të Planit të Veprimit të Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar edhe në qoftë se puna përgatitore duket më komplekse.

Ndërkohë, kryeministri Lukas Papadhimos do të informojë krerët e Partisë Komuniste Greke (KKE), Koalicionit të së Majtës Radikale (SYRIZA), e të Majtës Demokratike dhe Aleancës Demokratike për zhvillimet në Bashkimin Europian dhe hapat e ardhshëm të qeverisë.

Në këtë kontekst, Papadhimos do të takohet të hënën me sekretaren e Përgjithëshme të KKE-së znj. Aleka Papariga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)