Eurogroup miraton këstin e gjashtë të kredisë për Greqinë
Bruksel, 22 tetor - Dritën jeshile për lëvrimin e këstit të gjashtë, ndezën pak më parë ministrat e Financave të eurozonës, në takimin e Eurogroup.
Miratimi vjen pas një periudhe të tensionuar lufte psikologjike dhe spekulimeve të shumta në kurriz të ekonomisë greke, por që përfundimisht shpëtuan vendin nga një falimentim i sigurt.
Fondi Monetar Ndërkombëtar do të transferojë deri në mes të muajit nëntor këtë fond në arkat e Athinës zyrtare.
Sipas burimeve të mirëinformuara, kreu i FMN-së, Christine Lagarde do të ndërhyjë për çbllokimin
e këtij kësti.
Për të fituar huanë e radhës, Greqisë iu desh të miratonte në parlament planin më të madh të shkurtimeve ditën e enjte.
Ministrat, të cilët kanë nisur një konferencë disa ditore rreth krizës së Eurozonës, pritet të punojnë në një paketë të dytë shpëtimi për ekonominë greke.