Eurobank do të blejë degët e Alpha Bank
Athinë, 17 korrik - Banka greke Eurobank do të blejë afro 80 dega të bankës greke Alpha Bank të cilat gjenden në Bullgari, njofton Agjencia Rojters, duke cituar një përfaqësues zyrtar të Eurobank.
Këshillat drejtuese të dy bankave do të takohen më vonë sot, që ta finalizohet marrëveshja, deklaroi para agjencisë përfaqësuesi i Eurobank.
Si pjesë nga angazhimet e ndërmarra në marrëveshjen mbi programin e dytë të shpëtimit për Greqinë nga viti 2012, bankat e vendit po angazhohen ti ristrukturojnë operacionet e veta, ti shesin aktivet në Gadishullin Ballkanik dhe të fokusohen kryesisht mbi tregun e brendshëm.