08 Nëntor 2024

Euro, po shkatërron ekonominë e Italisë, Spanjës e Greqisë

Romë, 8 shtator - Monedha e përbashkët e Evropës, euro, po shkatërron ekonominë e Italisë, Spanjës e Greqisë dhe duhet të reformohet rrënjësisht ose të hiqet, deklaroi të martën partia kryesore e opozitës, Lëvizja Pesë Yjet (M5S).

Në një postim nga rrjetet sociale, partia e themeluesit Beppe Grillo, M5S, shkruan se normat fikse të këmbimit brenda Evropës po ndalojnë ribalancimin e suficitit të madh tregtar të Gjermanisë he deficitet tregtare përkatëse në Evropën Jugore.

“Euro dhe detyrimet lidhur me të po shkatërrojnë ekonomitë periferike duke shkaktuar trazira sociale dhe bllokim të rritjes ekonomike”,  citohet të ketë thënë përfaqësuesi i M5S-së në Parlamentin Evropian, Marco Valli.

“Ne duhet të diskutojmë dhe të vendosim nëse do t’a  zgjidhim problemin me anë të integrimit të vërtetë, me më shumë solidaritet nga ana e Gjermanisë ose me një kthim të negociuar tek monedha kombëtare”, shtoi Valli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)