"Euro është një monedhë e besueshme"

Berlin, 23 maj - Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, konfirmoi sot se euro është një monedhë e besueshme.
"Euro është një monedhë e besueshme", deklaroi Trichet për të përditshmen gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung".
"Më saktë nuk është euro ajo që është në rrezik, por politika fiskale e disa vendeve, të cilët duhet të marrin masa. Lëvizjet në tregje janë një kombinim i humorit të investitorëve dhe influencës së spekulatorëve", nënvizoi Trichet.
Monedha e përbashkët evropiane ka pësuar rënie javët e fundit si pasojë e krizës greke, spanjolle dhe portugeze të borxheve.