Euro dominon në depozitat bankare në Shqipëri
Tiranë, 5 tetor - Banka e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar se, rritja e depozitave bankare ka ardhur kryesisht nga valuta euro.
Sipas BSH-së, në gusht të vitit 2014, 51% e depozitave ishin në lekë, ndërsa pjesa e mbetur në valutë të huaj.
Ndërsa në gusht të këtij viti, depozitat bankare në valutë, kryesisht në euro, përbënin afro 52% të totalit të depozitave bankare.
Ekspertët thonë se ndryshimi i raportit mes lekut dhe euros brenda sistemit bankar shpjegohet me zhvillimin e formave të tjera të investimit.