Euro do të dalë më e fortë nga kriza evropiane e borxheve
Paris, 19 dhjetor - Drejtori i bankës së njohur pariziane, BNP Paribas, Baudouin Prot, gjatë një interviste për gazetën ekonomike italiane ''Il Sole 24 Ore'' deklaroi se monedha e përbashkët, euro, do të dalë më e fortë nga kriza evropiane e borxheve, por qeveritë duhet të veprojnë shpejt për zbatimin e masave që kanë vendosur, deklaroi .
"Ne jemi të bindur se euro do të dalë më e fortë nga kjo krizë'', deklaroi Baudouin Prot, një prej drejtuesve të bankave më të madhe të zonës euro.
"Marrëveshjet e arritura në Bruksel janë pozitive dhe domethënëse, por është më e rëndësishme që vendimet e marra të zbatohen shpejt. Megjithatë, situata aktuale është ende delikate dhe zhvillime të mëtejshme negative janë plotësisht të mundshme'', theksoi Prot.