EULEX jep 15 vetura për Doganën e Kosovës
Ky donacion u dorëzua personalisht nga Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, në anën tjetër Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna pranojë donacionin.
Me rastin e këtij donacioni Rafuna tha se Eulex gjithmonë ka ndihmuar Doganën e Kosovës përmes donacioneve të pajisjeve po ashtu edhe me asistencë teknike përmes stafit të EULEX.
"Ky është donacioni i radhës që Dogana e pranon nga EULEX, dhe me këtë rast unë falënderoj Meucci i cili personalisht është angazhuar që dogana ta përfitojë këtë donacion."
"Ky donacion do të na ndihmoj që të realizojmë në mënyrë efikase detyrat tona, këto vetura do të përdoren për ekipet antikontrabandë."
"Pa dyshim që donacionet si këto ndihmojnë në arritjen e standardeve evropiane gjithashtu ndihmojnë në luftimin e evazionit fiskal dhe indirekt reflektojnë në më shumë të hyra për buxhetin e shteti që është edhe strategjia e Qeverisë së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale.
"Donacionet e automjeteve janë pjesë normale e punës së EULEX, por veçanërisht sot jam i kënaqur që dorëzoj këto automjete për Doganën e Kosovës tha z. Meucci gjatë ceremonisë.
Dogana e Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm z.Rafuna dhe përkrahjen e Ministrit të Financave z. Hoti, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që të përmirësoj proceset dhe luftoj korrupsionin. Dogana e Kosovës ka treguar që është lidere në rajon theksojë shefi i EULEX.