EULEX i jep donacion Komunës së Prishtinës
Prishtinë, 25 shtator - Komuna e Prishtinës, organizoj ceremoninë e pranimit të donacionit nga EULEX për sektorin e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës.
Ceremonia e pranimit të donacionit u mbajt sot tek objekti i Komunës së Vjetër, ku i pranishëm ishte Shefi i Misionit të EULEX, z. Lars-Gunnar Wigemark bashkë me ekipin e tij.
Kryetari Rama, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për donacionin e dy veturave për sektorin e Mirëqenies Sociale, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Komuna e Prishtinës ka pranuar nga EULEX.
Përveç kësaj, Kryetari Rama dhe z. Wigemark u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve drejt adresimit të nevojave për barazi, mbështetje në sundim të ligjit, infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport e kulturë deri në arritjen e transformimit të qytetit në të mirë të qytetarëve të Prishtinës.