18 Nëntor 2024

EUICC shënon Ditën Ndërkombëtarë të Mjedisit me mbjellje të drunjëve

Prishtinë, 5 qershor - Në kuadër të shënimit të 5 qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së (EUICC) ka mbjellur katër drunjë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Me këtë veprim, EUICC i është bashkuar përpjekjeve për të bërë ndryshime pozitive për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e planetit.
Drejtuesit e Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së thonë se aktiviteti me moton “Prishtina-qytet i gjelbër” synon ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për shtimin e ambienteve të gjelbra, gjë që ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe shëndetit të qytetarëve, si dhe krijimin e hapësirave më të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë.

Kjo nuk është hera e parë që Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. Vitin e kaluar EUICC kishte organizuar një diskutim mbi ekonominë e gjelbër, për të vazhduar me garën e nxënësve të shkollave fillore për punimet më të mira në temën e mjedisit.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)