Estonia përgatitet për futjen e euros
Tallin, 15 nëntor - Përgatitjet praktike për futjen e euros në Estoni, e cila nga 1 janari do të bëhet anëtarja e 17-të e eurozonës, janë në rrugën e duhur, është vlerësuar në raportin e Komisionit Evropian.
Komisioni ka pranuar raportin për përgatitjet praktike të Estonisë për zëvendësimin e krunave estoneze me euro, para hyrjes së saj në eurozonë, që duhet ti bëjnë vendet me monedhën e përbashkët, transmetojnë agjencitë.
Në fund të gushtit, në Estoni është nënshkruar marrëveshja midis shitësve të pakicës, institucioneve financiare dhe autoriteteve lokale, me të cilën janë obliguar të mos rrisin padrejtësisht çmimet, përmes kursit të këmbimit, që ka ndodhur më parë para futjes së euros në vendet e tjera evropiane.