28 Prill 2024

Estonia nga sot anëtarja e 17-të e Eurozonës

Bruksel, 1 janar - Grupi i vendeve që përdorin euron nga sot do të kenë një anëtar të ri, Estoninë në një kohë shqetësimesh rreth të ardhmes së monedhës së përbashkët evropiane.

Vendi balltik me 1 presje 3 milionë banorë do të fillojë të përdor euron nga sot. Kryeministri Andrus Ansip ishte i pari që tërheqi euro nga një bankomat në momentet e para të vitit të ri.

Ai tha se ndryshimi do të ndihmojë ekonominë e vendit dhe do të mbështesë tregëtinë.

Ndryshimi nga kruni estonez në euro vjen pas ndihmës që vendet e Eurozonës i dhanë Greqisë dhe Irlandës për problemet ekonomike. Disa shqetësohen se Portugalia, Spanja apo Italia mund të kërkojnë gjithashtu ndihmë.

Estonia është pas Sllovenisë dhe Sllovakisë vendi i tretë evropiano-lindor dhe e para ish-republikë sovjetike që pranon si monedhë euron.

Presidenti i Komisionit  të BE-së, José Manuel Barroso, e përshëndeti antarësimin e Estonisë në zonën e monedhës së përbashkët evropiane.

Sipas tij kjo është një shenjë e qartë për atraktivitetin dhe stabilitetin, që i sjell euroja BE-së. Me 1,3 milionë estonezë numri i njerëzve, që përdorin euron brenda eurozonës arrin tani në 330 milionë.

Megjithë këto shqetësime kancelarja Angela Merkel tha se është koha të mbështetet euroja, të cilën ajo e quajti themelin e prosperitetit të Evropës.

Por Qendra për Studimet Ekonomike dhe Biznesin thotë se Spanja dhe Italia duhet të rifinancojnë 500 miliardë dollarë në letra me vlerë në vitin 2011 gjë që mund të shkaktojë një krizë.

Grupi studimor britanik thotë se janë vetëm një në pesë shanset që zona e euros të mbijetojë në formën e tanishme gjatë 10 vjetëve të ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)