15 Nëntor 2024

Esther Gravenkotter, zgjidhet anëtare e Bordit në OEGJK

Prishtinë, 8 dhjetor - Drejtoresha e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Kosovë dhe Maqedoni znj Esther Gravenkotter, është zgjedhur anëtare e Bordit në Odën Ekonomike Gjermano Kosovare.

Kuvendi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, ka zgjedhur anëtarën më të ri të Bordit. Këtë pozitë, nga dita e sotme deri në përfundim të mandatit të Bordit aktual, do ta mbajë znj. Esther Gravenkotter, e cila njëherësh është drejtoreshë e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Kosovë dhe Maqedoni.

Znj. Gravenkotter, ka marrë mbështetjen e plotë nëpërmes votimit nga anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, prezantë gjatë punimeve të Kuvendit.

Ajo ka një përvojë të ngjeshur profesionale dhe ka pranuar me kënaqësi që të ofrojë njohuritë e saj edhe në dobi të Odës Ekonomike Gjermane.

Presidenti i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare z. Samir Krasniqi, tha se është nderë që në mesin e shumë anëtarëve të vyeshëm të Bordit Drejtues të Odës, të bëj pjesë edhe një profesioniste e dëshmuar sikur është znj. Gravenkotter. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)