16 Janar 2025

ESM miraton 39.5 miliardë euro për bankat spanjolle

Bruksel, 5 dhjetor - Këshilli i Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM) miratoi dhënien e ndihmave për bankat spanjolle, njoftoi të hënën në mbrëmje presidenti i Eurogrupit Jean Klaude Juncker në Bruksel.

Sipas tij, ky fond kredie kap një vlerë prej 39.5 miliardë eurosh, ndërsa fondi mund të lëvrohet javën e ardhshme.

Juncker tha në një konferencë për shtyp se programi ndihmës për bankat spanjolle përputhet me të gjitha parakushtet e vendosura mes Eurozonës dhe Spanjës. \"Eurogrupi e mirëpret vendimin e Këshillit të ESM-së\", tha Junker.

Ministria spanjolle e Ekonomisë, konfirmoi më herët gjatë së hënës se Madridi ia kishte propozuar Eruogrupit kërkesën zyrtare për 36 miliardë 968 milionë euro me synim që të shpëtojë katër 4 institucionet e shtetëzuara financiare.

Ndër to, 2.5 miliardë euro do t\'i jepen Bankës së Spanjës për t\'i injektuar në bankat me hua të këqija.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)