06 Nëntor 2024

Është hera e parë që buxheti nuk aprovohet brenda afatit ligjor 31 dhjetor

Prishtinë, 28 dhjetor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në konferencën e sotme për media ka deklaruar se Qeveria e PAN-it e ka shtyrë miratimin e buxhetit për javën e tretë të janarit.

E para sipasj Hotit, kjo është e kundërligjshme pasi qe nuk mundet Kryeministri të deklarohet për këtë çështje dhe në momentin e dorëzimit të çdo projektligji në Kuvend, është përgjegjësi e Kuvendit të procedojë në përputhje me Rregulloren e Punës.

E dyta sipas tij kjo shtyrje tregon se pazaret në mes të PAN dhe PSD-së nuk janë mbyllur.

Dhe e treta po sipas tij kjo shtyrje e thellon krizën institucionale në të cilën gjenden vendi.

"Është hera e parë që buxheti nuk aprovohet brenda afatit ligjor 31 dhjetor. Kjo është mungesa e legjitimitetit, që e kemi theksuar nga prill i këtij viti, ku Qeveria nuk i ka votat minimale në Kuvend për të funksionuar", ka theksuar Hoti

Mungesa e legjitimitetit sic ka thënë ai ka bërë që të gjitha seancat e sesionin vjeshtor 2018 të Kuvendit të Kosovës, gjithsej 11 seanca, të mbesin të hapura.

"Ky është qyqarllëk i koalicionit PAN. Këta nuk kanë zotësi të qeverisin me vendin në mënyrë demokratike. E në anën tjetër, nuk kanë guxim të ballafaqohen me qytetarët dhe të japin përgjegjësi. Këta qyqarë po e mbajnë vendin peng, duke bërë pazare me PSD-në me buxhetin e shtetit vetëm për të qëndruar në pushtet."

"PSD-ja duhet ta dijë se po bëhet përgjegjëse për dëmin po i bëhet shtetit të Kosovës dhe rendit demokratik, duke mbajtur në pushtet një qeveri të pakicës", ka theksuar Hoti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)