Është e domosdoshme strategjia ndër-rajonale
Prishtinë,7 prill - Përgjegjësi i Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në Institutin e Gjeoshkencave në Tiranë, Petrit Zorba, ka thënë se të dhënat tregojnë se ndryshimet klimatike janë të pranishme.
Ai ka shtuar se çdo ditë e më shumë po rriten shpeshtësia dhe intensiteti i dukurive ekstreme jo vetëm në botë, por edhe në Ballkan. Sipas tij, duke pasur parasysh mundësitë e kufizuara në mjete të vendeve të vogla, kudo qofshin ato, e për më tepër në vendet e rajonit tonë, që vijojnë ende në një fazë kalimtare sistemesh, është domosdoshmëri përgatitja e strategjive jo vetëm kombëtare, por edhe rajonale, për të bashkëpunuar dhe për ti përballur sa më me efektivitet katastrofat e mundshme natyrore të pritshme.
I pyetur nga gazeta Epoka e re pse asnjë përfaqësues i Kosovës nuk ishte në konferencën e zhvilluar në Shkup, në të cilën ishin të pranishëm përfaqësues nga vendet e rajonit, Zorba është përgjigjur se, duke filluar nga muaji i ardhshëm, çdo vend i kësaj hapësire ballkanike, duke përfshirë edhe Kosovën, duhet ti caktojë dy specialistë të fushës së parashikimit meteorologjik dhe hidrologjik, të cilët, pas një parapërgatitje në muajt në vijim, do ta realizojnë edhe një kualifikim në muajin korrik 2015 në SHBA.
Ndonëse Kosova nuk ishte në këtë takim, mendoj se jemi në limitët e kohës që edhe institucionet përkatëse të saj ta mundësojnë pjesëmarrjen. Problemi që del në këtë rast, përgjithësisht për të gjitha vendet e rajonit, është stafi i paktë në dispozicion.
Ndaj kërkohet që qeveritë përkatëse ti ndihmojnë shërbimet meteorologjikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti të rekrutojnë staf të ri ose të mundësojnë në një të ardhme sa më të afërt bursa për studime në fushën e meteorologjisë dhe hidrologjisë në vendet perëndimore, është shprehur ai,