Erdogan: Ekonomia turke nuk do të preket nga krizat botërore
Stamboll, 6 gusht - Zhvillimet ekonomike të ditëve të fundit në Turqi janë pjesë edhe agjendës së qeverisë.
Ditën e martë Kryeministri Recep Tayyip Erdoğan do të takohet me ministrat e linjës në qeveri dhe ekspertët e ekonomisë brenda partisë.
Tregjet turke morën frymë lirisht pas deklaratës së Kryeministrit, Rexhep Tajip Erdoan se kriza këtë herë nuk do të na prekë fare.
Mësohet se mbledhja me temë Vlerësimi Ekonomik do të zhvillohet ditën e martë, më 9 gusht, nën drejtimin e Erdoanit.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ekspertët e ekonomisë edhe brenda qeverisë edhe brenda partisë.
Zyrtarët theksojnë se mbledhja në fjalë nuk është në cilësinë e një mbledhje të jashtëzakonshme, por thjeshtë një takim ku do ti bëhet një vlerësim i përgjithshëm ekonomisë së vendit.
Në takim do të diskutohen zhvillimet ekonomike të ditëve të fundit, si do të rishikohen masat ekonomike të marra ose që mund të merren në të ardhmen.