02 Nëntor 2024

Epidemia e koronavirusit kërcënon ekonomitë globale

New York, 6 mars - Epidemia e koronavirusit po kërcënon ekonomitë globale, duke goditur tregjet financiare dhe duke nxitur Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të marrin masa për të parandaluar recesionin.

Koronavirusi po fajësohet për paqendrueshmërinë e tregjeve në gjithë botën.

Në Shtetet e Bashkuara, Rezerva Federale uli përqindjen e interesit këtë javë në një lëvizje urgjente që synonte mbrojtjen e ekonomisë nga pasojat e përhapjes së sëmundjes.

Ishte hera e parë që Banka Qendrore ulte përqindjen e interesit që nga kriza financiare e vitit 2008, duke treguar urgjencën e parandalimit të një recesioni global të mundshëm.

Koronavirus po shkakton dëme të mëdha në organizimin e panaireve. Në gjithë botën panairet po anulohen dhe do të ketë një efekt shkatërrues tek biznesi në dy drejtime: humbje në turizëm dhe në udhëtime.

Në Çikago, Shoqata Ndërkombëtare e Paisjeve Shtëpiake e anuloi panairin që pritej të hapej në mes të marsit. 50 mijë pjesëmarrës nga 130 vende pritej të merrnin pjesë.
 
Në Japoni, kryeministri Shinzo Abe premtoi se do ta mbronte ekonominë japoneze.

Ai ndërmori gjithashtu një hap të pashembullt, duke u kërkuar autoriteteve lokale të mbyllin shkollat. Kjo do të thotë që nxënësit do të rrinë në shtëpi të paktën deri në fillim të prillit.

Megjithë këto masa, Komiteti Ndërkombëtar i Lojrave Olimpike that ë mërkurën se vazhdon të përgatitet për Lojra “të suksesshme” verore në Tokio.

Edhe Ministrat e vendeve të OPEC-ut, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, u mblodhën të mërkurën në Vienë për të diskutuar planet për të pakësuar prodhimin, duke pasur parasysh koronavirusin.

Kjo është provë se asnjë sektor i ekonomisë nuk është i lirë nga ndikimi negativ i koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)