03 Maj 2024

Ende s'ka dakordim FMN - Qeveri për rritjen e pagave

Prishtinë, 9 mars - "Qeveria pret që të premten ta procedoj në Kuvend projekt-buxhetin për vitin 2011" tha sot në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se është afër harmonizimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

”Bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar po vazhdojnë dhe shpresohet që ato të përfundojnë me një harmonizim të plotë të buxhetit, sipas planeve të Qeverisë dhe marrëveshjes me FMN-në”, tha Thaçi.

Në sqarimin që bëri ministri i Financave Bedri Hamza, deri tash me FMN është harmonizuar plani i të hyrave dhe shpenzimeve duke përfshirë edhe plani për të hyra shtesë prej 100 milion euro ndërsa është afër edhe harmonizimi edhe te pjesa e pagave duke përfshirë edhe vendimin për rritjen e tyre.

Ministria e Financave ka prezantuar informatën për përgatitjen e Projektbuxhetit për vitin 2011 dhe për negociatat që po zhvillon me Fondin Monetar Ndërkombëtarë.

“Deri tash është arritur pajtueshmëri e plotë me FMN-nën për rritjen e të hyrave buxhetore, për ruajtjen e nivelit të investimeve kapitale, kursimet në mallra dhe shërbime si dhe zvogëlimin e subvencioneve për ndërmarrjet publike”, theksoi ministri i Financave, Bedri Hamza, duke shtuar se është  në rrugë të mirë harmonizimi i qëndrimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtarë për pagat.

Qeveria mbetet brenda vendimit të vetë për rritjen pagave. Kryeministri ka njohur kabinetin qeveritar për takimet që ai ka zhvilluar me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe është shprehur i bindur se janë në rrugë të mirë të harmonizimin e qëndrimeve për të gjitha çështjet e hapura.
 
Në vazhdim Qeveria ne përputhje me Ligjin e ndërmarrjeve publike, ka miratuar vendimin për deklarimin e  dividendës së PTK-së, në vlerë prej 40 milion eurosh. Qeveria, gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për shitjen e 75% (shtatëdhjetë e pesë për qind) të aksioneve të PTK-së. Ky vendim do të dërgohet për miratim edhe ne  Kuvendin e Kosovës.
 
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e veprimit për prioritetet kyçe të Qeverisë së Kosovës në fushim e integrimeve evropiane. Në këtë planë janë radhitur dhjet prioritete kyçe për Qeverinë e Kosovës. Ministria e Integrimeve Evropiane, në të ardhmen do të raportojë rregullisht para Qeverisë për  përmbushjen e këtyre prioritete.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)