Emiratet e Bashkuara Arabe japin 4 miliard dollarë për Egjiptin
Kajro, 28 tetor - Kryeministri i Egjiptit pas vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka njoftuar për një ndihme të re të Abu Dhabit prej 4 miliard dollarësh, transmeton agjencia Tasnim e lajmeve.
Hezam beblavi, i cili për tu takuar me autoritetet e EBA ka vizituar Abu Dhabin, foli për ndihmat e reja të EBA që kapin shumën prej 3.9 miliard dollarë ku prej tyre 1 miliard do të përdoret për importin e lëndës djegëse dhe 2.9 për realizimin e projekteve të zhvillimit.
EBA pas Arabisë saudite është vendi i dytë i cili ka investuar shuma të mëdha në Egjipt, pasi më herët i ka dhënë këtij vendi një ndihme pa afat prej 1 miliard dollarësh dhe një kredi prej 2 miliard dollarësh.
EBA që prej grushtit të shtetit të qershorit 2013 ka marrë vendim të shtojë investimet në Egjipt.