24 Dhjetor 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe do ta përkrahin Kosovën me investime të ndryshme

Prishtinë, 6 maj - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Nabila Alshamsi, me të cilën ka diskutuar në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me këtë rast, ministri Murati falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe mbështetjen e  Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai gjithashtu e njoftoi ambsadoren për gjendjen makrofiskale të Kosovës, si dhe për planet e Qeverisë Kurti për ekonominë e vendit, veçanërisht  në trajtimin e sfidave që janë krijuar nga pandemia COVID-19.

Ndërsa, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Nabila Alshamsi, e falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror me theks të veçantë në investime të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e vendit.

Po ashtu, ambasadorja shprehu që Emiratet e Bashkuara Arabe do ta përkrahin shtetin e Kosovës me investime në hapësira të ndryshme, si në arsim dhe shëndetësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)