08 Nëntor 2024

Emiratet Arabe do të ndihmojnë komunitetet pakicë në Kosovë

Podgoricë, 21 shtator - Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, i shoqëruar  nga deputeti Danush Ademi, qëndruan për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ata u takuan  me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, shkëlqesinë e saj znj. Hafsa Al Ulama.

Zëvendësministri Rrahmani ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin e mirë të Emirateve të Bashkuara Arabe me Kosovën, respektivisht për ndihmat dhe kontributin për komunitetet.

Me këtë rast zëvendësministri Rrahmani paraqiti disa kërkesa për komunitetet në fushën sociale, në veçanti përmirësimin e mirëqenies së tyre sociale.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është shumë e interesuar të  bashkëpunojë me EBA-n, në plotësimin e kushteve të jetës, sidomos atyre për banim të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas.

Po ashtu edhe deputeti Ademi njoftoi ambasadoren me gjendjen e këtyre komuniteteve dhe kërkoi mbështetjen e saj në kërkesat e tyre.

Ambasadorja znj. Hafsa Al Ulama, shprehi vullnetin dhe dëshirën për  bashkëpunim.

Ajo u deklarua se do të ndihmojë dhe përkrah kërkesat e komuniteteve pakicë dhe rekomandoi që kërkesat të procedohen në projekte konkrete dhe t’i drejtohen ambasadës, e cila do t’i trajtojë ato, me theks të posaçëm ato projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas.

Në një drek pune me ambasadoren ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, z. Skender Durmishi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)