Emigrimi regjistron rritje në vendet e prekura nga kriza ekonomike
Bruksel, 14 qershor - Emigrimi i qytetarëve evropianë në vendet e prekura nga kriza ekonomike ka shënuar rritje të konsiderueshme që prej vitit 2009, citon një raport i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik i publikuar sot.
\"Emigracioni është rritur me 45 për qind në vitet 2009-2011 në vendet më të prekura nga kriza ekonomike, veçanërisht në vendet e Evropës jugore\", shkruan organizata në raportin e saj të fundit.
\"Që prej vitit 2007, numri i grekëve dhe spanjollëve që emigrojnë në vendet e tjera të BE-së është dyfishuar, duke arritur respektivisht shifrat 39 000 dhe 72 000\", shprehet organizata në raport.
Fluksi i emigrantëve grekë në Gjermani u rrit me 73 për qind në vitet 2011-2012. Ndërkohë, fluksi i emigrantëve spanjollë dhe portugezë u rrit me afërsisht 50 për qind.
Numri i emigrantëve italianë shënoi një rritje prej 35 për qind.