Emigrantët nga Greqia dërguan në Shqipëri 514 milione euro
Sipas të dhënave të komisionerit, në vitin 2010 dërgesat në para nga Greqia vlerësohet së arriten në 1,1 miliardë euro, nga të cilat, remitancat me të shumta ishin në drejtim të Shqipërisë (514 milionë euro), Izraelit (190 milionë euro), dhe Gjerogjisë (103 milionë euro); ndërsa hyrjet drejt Greqisë ishin 929 milionë euro.
Nga këto, shumat me te medha erdhen nga SHBA (339 milione euro), Gjermania (236 milione euro) dhe Belgjika (221 milione euro).
Sipas eurodeputetit grek, pasiguria mbi situaten ekonomike dhe mungesa e perspektives se zhvillimit qe zoteron dy vitet e fundit ne Greqi, kishte si rezultat nje dem anesor, vecanerisht me pasoja per ekonomine greke.
Emigrantet qe punojne ne Greqi dhe kane depozita ne sistemin bankar vendas ndermoren nje nxjerrje pa precedent te kapitaleve jashte Greqise, ne te njejten kohe qe greket, te cilet punojne jashte vendit, ne te vertete i pezulluan dergesat e parave drejt Greqise, per shkak te pasigurise ekonomike qe dominon ne vend, thekson eurodeputeti.
Sipas eurodeputetit grek shifrat e paraqitura nuk janë edhe fort te sakta, pasi ne to nuk përfshihen dërgesat e emigranteve nga vendet aziatike, Pakistani, India, Bangladeshi, Afganistani etj, te cilat vështire te llogariten, pasi shume rralle emigrantet ekonomike nga këto vende kishin llogari bankare, ne mënyre qe te kontrolloheshin e te mësoheshin levizjet e transaksionet financiare te kësaj kategorie emigrantesh.
Duhet theksuar se eshte e ditur qe ne Greqi qe emigrantet e vendeve arabe te sipërpërmendura, asnjëherë nuk kane shpenzuar ne tregun e taksuar grek, ndërkohe qe mbi 90% e pagës se tyre mujore dergohet ne familjet e tyre ne vendet e origjinës.
Firmat e huaja, te cilat funksionojnë ne Shqipëri kane transferuar vjet jashtë Shqipërisë mbi 264.3 milionë euro, deri ne 40% me tepër nga sa ishin ne vitin 2011, përmendet ne një raport te Bankës se Shqipërisë, i cili ka bere jehone ne shtypin grek.
Shumica e te ardhurave vijnë nga sektorët fitimprurës te ekonomisë shqiptare, siç është sektori bankar dhe telekomunikacionet, ndërkohe qe pjesa tjetër vjen nga sipermarrjet monopol ne tregun shqiptar te privatizimeve, apo te dhënies se te drejtave te monopolit.
Sipas Bankës Qendrore te Shqipërie, kjo shume e transferuar jashtë vendit (ne vendet prej nga vijnë këto firma te huaja) përfaqëson vetëm fitimet e këtyre firmave dhe jo kapitalin qe këto firma kane investuar e ri investuar për te përhapur e shtrire veprimtarinë e tyre ne Shqipëri.
Ne vitin 2007, shuma qe u transferua jashtë Shqipërie nga firmat e huaja investitorë ishte 56.4 milionë euro. Nje vit me vone kjo shume u pesefishua.
Pas vitit 2008, fitimet qe u transferuan jashtë Shqipërie vazhduan te qëndronin ne nivelet 2,5- 4% te PPK te Shqipërisë.
Rekordi historik i transferimeve te parave regjistrohet ne vitin 2009, kur shuma arriti ne shifrat 400 milionë euro.
Sipas analisteve te ekonomisë, Shqipëria tashme nuk mban pozicionin e sigurte qe kishte me pare ne fushën e investimeve te kapitaleve dhe te fitimeve qe rridhnin prej tyre, tregues i krizës ekonomike, e cila ka goditur edhe Shqipërinë .