07 Maj 2024

Emigrantët kanë dërguar 350 miliardë dollarë në vendet e tyre

Gjenevë, 3 dhjetor - Sipas një raporti të botuar të premten nga Banka Botërore në Gjenevë, me rastin e Forumit të pestë botëror mbi emigracionin, dërgesat e emigrantëve drejt vendeve në zhvillim kanë arritur në 350 miliardë dollarë në 2011

Nëse përfshijmë edhe derdhjet e bëra për vendet e pasura, këto fonde shkojnë në më shumë se 406 miliardë dollarë, saktëson ky raport.

Vendet që kanë përfituar më shumë nga këto fonde janë India (58 miliardë), Kina (57 miliardë), Meksika (24 miliardë) dhe Filipinet (23 miliardë).

Vende të tjera përfituese janë Pakistani, Bangladeshi, Nigeria, Vietnami, Egjipti dhe Libani.

“Megjithë krizën ekonomike botërore, derdhjet për vendet në zhvillim janë rritur me rreth 8% në 2011″, deklaroi Hans Timmer, drejtor i Bankës Qendrore, i ngarkuar me projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin.

Forumi botëror u hap të enjten nga ministrja zvicerane, Simonetta Sommaruga, që këmbënguli me këtë rast mbi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e politikës së azilit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)