18 Nëntor 2024

Emigrantët dërguan 400 miliardë dollarë në vendet e tyre

Washington, 12 qershor - Shumë emigrantë i dërgojnë shuma të vogla parash familjeve  në vendet e tyre. Por me 200 milionë emigrantë në botë, këto shuma të vogla, bëhen të mëdha.

Në vitin 2013, emigrantët në të gjithë botën dërguan 400 miliardë dollarë në vendet e tyre.

Në disa vende dërgesat e tyre ishin më të mëdha se sa ndihmat zyrtare për këto vende, dhe në disa raste këto fonde përbënin burimin më të madh të këmbimit të huaj 

Ekonomisti Adolfo Barajas i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka studiuar ndikimin e fondeve të dërguara  nga emigrantët në ekonomitë e vendeve marrëse.

“Dërgesat janë shtuar shumë nga vitet 1990 deri më 2010, më shumë se shtatë fish...”

Barajas thotë se shtimi i imigracionit sjell shtimin e dërgesave, por kjo shoqërohet edhe me probleme, pasi qeveritë mund të jenë më pak të efektshme. 

Ekonomistët kanë thënë me kohë se paratë e dërguara në përgjithësi ndihmojnë familjet që i marrin, duke rritur të ardhurat e tyre. Por disa janë të shqetësuar se këto para mund të shkaktojnë rritjen e vlerës së monedhës së vendit, duke rritur çmimet dhe duke i bërë eksportet më pak konkurrues në tregun ndërkombëtar.

Por ekonomistët, duke përfshirë zotin Barajas, pajtohen se paratë e dërguara ndikojnë në shumë aspekte pozitive në ekonominë e vendit marrës. Dilip Ratha është ekspert në Bankën Botërore.

“Dërgesat janë burimi i vetëm i të ardhurave për shumë vetë, ato pakësojnë varfërinë, sigurojnë fonde për investime në biznes, investime në kapitalin njerëzor, arsimimin, shëndetin.”

Ekonomistët thonë se kur vendet janë në konflikt, si Republika Demokratike e Kongos, investitorët privatë kanë prirjen të largohen, ndërsa emigrantët shtojnë dërgimin e fondeve. 

“Sepse kjo është pikërisht koha kur rriten nevojat e familjeve atje. Dhe për t’iu përgjigjur nevojave, emigrantët dërgojnë para.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)