Ekzistojnë vështirësi në rimëkëmbjen e ekonomisë kineze
Pekin, 15 maj - Sipas të dhënave të fundit nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, në prill kompanitë në sektorin industrial me të ardhura mbi 20 milionë RMB u rritën 9.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjithashtu, kjo shifër është shtuar 0.4% në krahasim me muajin mars dhe kjo rritje vjen pas tre muajve rënie të njëpasnjëshme.
Zv.dekani i Fakutetit të Financës pranë Universitetit Renmin të Kinës Zhao Xijun është i mendimit se të dhënat flasin për një përmirësim të ekonomisë në prill.
Megjithatë, profesorë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme. Profesori nga Institucioni i Ekonomisë dhe Shkencës Yuan Minggang vuri në dukje se zgjerimi i investimeve kërkon shtim të fondeve dhe shumë veprimtari ekonomike nuk mund zhvillohen menjëherë.
Duke u përballur me uljen e aktivitetit ekonomik, politikat monetare do të ndeshen me vështirësi.
Profesori Yuan tha se Kina duhet të vendosë si prioritet politikat monetare, duke përkrahur rimëkëmbjen e ekonomisë dhe parandalimin e qarkullimit të sasisë së tepruar të parave.