Eksporti mbulon importin me 13.9%
Në muajin shkurt 2014, eksporti mbulon importin me 13.9%. ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2013 mbulimi ishte 14.5%.
Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2014 kishte vlerën 22,0 milion euro, ndërsa importi 158,3 milion euro. Kjo tregon një rënie prej (-2.7%) për eksport si dhe një rritje prej (1.2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (44.1%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (21.8%) produktet minerale, (6.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani (6.2%) produkte bimore, (4.6%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (4.6%) tekstil dhe artikuj tekstili, (4.4%) lëkurë dhe artikuj prej tyre etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (18.2%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (12.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.1%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.9%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.8%) produkte të industrisë kimike, (6.4%) produkte bimore, (6.2%) mjetet e transportit etj.
Partneret kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me shkurtin e vitit 2014 janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 51.5% për eksport dhe 42.5% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 38.8% për eksport dhe 26.6% për import,.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (29.0%), Shqipëri (15.9%), Serbia (9.8%), Maqedonia (8.7%), Mali i Zi (3,6%), Gjermania (3.4%) etj.
Ndërsa, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.5%), Gjermania (11.9%), Turqia (9.3), Kina (8.1%), Italia (8.0%), Maqedonia (5.8%) etj