18 Nëntor 2024

Eksporti mbulon importin 14.3%

Prishtinë, 29 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar ”Statistikat e Tregtisë së Jashtme”për muajin korrik 2014. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për muajin korrik 2014 prej 203,6 milion euro krahasuar me deficitin prej 202,3 milion euro me periudhën e njëjtët te vitit 2013.

Eksporti mbulon importin 14.3%.

 
Eksporti i mallrave në muajin korrik 2014 kishte vlerën 34,0 milion euro, ndërsa importi 237,7 milion euro, është një rritje prej (25.5%) për eksport si dhe (3.6%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (55.3%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (21.0%) produktet minerale, (5.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (3.8%) produkte bimore, (3.2%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (2.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (2.6%) lëkurë dhe artikuj prej tyre etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (18.4%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.9%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.6%) produkte të industrisë kimike, (5.9%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (5.6%) mjetet e transportit, (5.0%) produkte bimore etj.

Partneret kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me marsin e vitit 2014 janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 33.3% për eksport dhe 43.4% për import, ndërsa vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 36.5% për eksport dhe 27.1% për import.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (22.2%), Shqipëri (11.6%), Maqedonia (10.4%), Serbia (9.1%), Zvicër (7.7%), Kina (5.3%), Mali i Zi (4.5%) etj.

Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.5%), Gjermania (12.2%), Turqia (9.1), Italia (8.9%), Kina (7.4%), Shqipëria (5.1%), Greqia (4.9%) etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)