19 Nëntor 2024

Eksportet e Ballkanit në rritje permanente drejtë Europës

Prishtinë 6 dhjetor - Një kompani qfarë  është \"Newco Ballkani\" e cila është privatizuar në vitin 2005 meriton  të trajtohet si storie e suksesit e këtij procesi të  rëndësishëm  për  Kosovën.

Fakti i më së  12 milion euro eksport në  tregjet evropiane ose përafërsishtë 80% e kapaciteteve të prodhuara të dedikuara për eksport është dëshmia më e mirë që e karakterizojnë suksesin e kësaj ndërmarrjeje përmes së  cilës promovohet produkti kosovar dhe vlerat e ndërmarr sisë vendore.

Me 360 të  punësuar dhe me të ardhura mesatare 320 Euro për të punësuar besojë që kjo ndërmarrje meriton respekt dhe mirënjohje për kontributin e dhënë proceseve ekonomike në Kosovë si dhe stabilitetit social”,  theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të  Kosovës z. Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në takim të Muhamet Shala i cili është menaxher kryesor  në  këtë ndërmarrje të sukseseshme.

 
Shala u falënderua për mbështetjen permanente nga OEK-u dhe me kënaqësi shpalosi rezultatet e arritura në  këtë ndërmarrje. Orientimi ynë drejte eksporteve drejte eksporteve është një obligim shtese i cili reflektohet përmes ngritjes së kualitetit të prodhimeve tona, dizajnit inovativ, certifikim dhe standardizim në standardet evropiane si dhe investim në aftësim dhe riedukim të punëtorëve.

 

Si dëshmi e këtij përkushtimi është fakti se kohëve të fundit jemi duke prodhuar me kapacitete të plota për tregun francez dhe shtetet tjera evropiane dhe kjo është dëshmia më e mirë  për  vlerën e inkorporuar të prodhimeve të  Newko Ballkani si dhe përmirësimi i  imazhit të Kosovës përmes produkteve Made in Kosova. Kemi nevojë  për mbështetje më  të  madhe institucionale që ky  rrugëtim i suksesshëm i Newko Ballkani të rritet edhe më  shumë sepse është krijuar një  infrastrukturë teknologjike dhe kadrovike e cila garanton sukses, theksoi z. Shala.

 

Kryetari  i OEK-ut z. Gërxhaliu përgëzoi menaxhmentin e Newko Ballkani si dhe investitorët në këtë ndërmarrje për punën profesionale që janë duke e bërë dhe dua të besojë  se raste të tilla duhet të jenë  të promovuara nga të  gjithë ne me qëllim të rritjes së atraktivitetit të  Kosovës për investime dhe investorë  të huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)