Ekspertët kërkojnë rritjen e paketës së shpëtimit të euros
Hamburg, 26 nëntor - Përkeqësimi i krizës fianciare në Bashkimin Europian, sipas ekspertëve ekonomik, e bën të domosdoshme krijimin e një pakete shpëtimi shumë të madhe për euron.
Instituti Ekonomik i Hamburgut sygjeron në gazetën "Bild" ngritjen sa më shpejt të jetë e mundur të një pakete garantimi në shumën prej 500 miliardë eurosh.
Me këtë do të bëhej e sigurtë që krahas Irlandës dhe me gjasa edhe Portugalia dhe Spanja, këtë paketë shpëtimi mund ta shfrytëzonin edhe vendet e tjera.
Instituti ekonomik gjerman (DIW) është madje për një dyfishim të kësaj shume garantimi në lartësinë 1,5 bilionë euro.
Për të siguruar euron dhe për të përballuar krizën e borxheve duhet më në fund që edhe bankat dhe sipërmarrjet e sigurimeve të përfshihen në këtë llogari, tha drejtori i institutit Klaus Zimmerman për gazetën "Bild".