15 Nëntor 2024

Ekspertë austriakë të digave vizitojnë MMPH-në

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hpaësinor, Ferid Agani, së bashku me zëvendësministrin Ferat Shala, ka pritur në takim një delegacion nga Vjena e Austrisë, konkretisht nga kompania Vermesungangsst, që merret me monitorimin e digave.

Ministri Agani, e njoftoi delegacionin austriak me gjendjen në të cilën ndodhen liqenët akumulues të Kosovës, por edhe me gjendjen mjedisore në përgjithësi.

Ai tha se Kosova ka nevojë të theksuar për ekspertë të lëmive të tilla, kur kihet parasysh se ruajta dhe monitorimi i digave është e një rëndësie të veçantë.

Ekspertët nga Vjena thanë se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë, është të njihen me mundësit e bashkëpunimit universitar, shkencor, por edhe ekonomik.

Ata shprehën gatishmërinë që të ofrojnë përvojën dhe ekspertizën e tyre në fushën përkatëse.

Të dy palët u pajtuan që ky bashkëpunim i ndërsjellë të thellohet edhe më tutje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)