27 Dhjetor 2024

Ekrem Hysenaj merr detyrën e Drejtorit i të Përgjithshëm të ATK-së

Prishtinë, 20 tetor - Sot në Administratën Tatimore të Kosovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit  të Përgjithshëm të ATK-së nga Ilir Murtezaj tek u.d Ekrem Hysenaj.

Me rekomandim të Ministres së Financave Hykmete Bajrami, me datë 16 tetor 2020, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti  merr vendim 211/2020, për emërimin e z. Ekrem Hysenaj u.d Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së.

Gjatë takimit me rastin e pranimit të detyrës u.d drejtori Hysenaj tha se do të punojmë maksimalisht që Administrata Tatimore të arrijë realizimin e objektivave të parapara,  pavarësisht situatës së pandemisë nëpër të cilën jemi duke kaluar, e cila çdoherë e më shumë është duke goditur ekonomin e vendit tonë.

Z. Hysenaj që nga viti 2000 ka qenë pjesë e ATK-së, ndërsa nga viti 2019 ka qenë Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Menaxhimin e Projekteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)