Ekonomive të 17 vendeve të Eurozonës iu kanoset recesioni
Bruksel, 7 shtator - Ekonomitë e 17 vendeve të Eurozonës vazhdojnë prirjen e rënies dhe iu kanoset recesioni.
Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja e BE-së për statistikat (Eurostat), rritja ekonomike në tremujorin u tkurr me 0.2%, ndërsa prodhimi në Eurozonë u ul me 0.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas \"Eurostat\"-it, në tremujorin e tretë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) do të ulet me 0.5%.
Zakonisht rritja negative për dy tremujore me rradhë mund të përcaktohet si recesion. Rritja ekonomike në tremujorin e parë të Eurozonës ishte 0.