Ekonomitë shtëpiake në Bullgari më të prekurat nga kriza në BE
Sofje, 3 shkurt - Një analizë e Eurostatit për konsumin përfundimtar të shpenzimeve shtëpiake në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2011 tregon se, shpenzimet e evropianëve për banesa, energji dhe mirëmbajtje të shtëpive janë më të prekur nga kriza, njofton Agjencia Bullgare e Lajmeve.
Ka një dallim të madh në konsumin individual të ekonomive shtëpiake në shtete si Luksemburgu, ku shpenzimet shtëpiake janë 35 mijë euro për vit, dhe shtete si Bullgaria dhe Rumania, ku këto shpenzime janë përkatësisht 3400 dhe 4200 euro.
Ekonomitë shtëpiake në Bullgari, Rumani, në shtetet baltike dhe në Greqi vuajnë më tepër nga kriza financiare dhe ekonomike mes vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian ,është konkluzioni i Evrostatit.