19 Nëntor 2024

Ekonomitë e vendeve më të pasura të botës po shënojnë rritje

New York, 11 shtator - Një raport i ri thotë se ekonomitë e vendeve më të pasura të botës po shënojnë rritje, ndërsa ekonomitë e disa vendeve të rëndësishme në zhvillim po stabilizohen ose po ngadalësohen.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik thotë se treguesit kryesorë ekonomikë tregojnë se ekonomitë po përparojnë në bllokun prej 17-vendesh të eurozonës, që së bashku përbëjnë ekonominë më të madhe në botë, si dhe në Japoni dhe Kanada.

Sipas organizatës, rritja ekonomike po forcohet edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani.

Investimet në vendet në zhvillim janë dobësuar javët e fundit, ndërsa investuesit kanë shkuar në kërkim të fitimeve më të larta në Shtetet e Bashkuara.

Normat e interesit për letrat me vlerë në Shtetet e Bashkuara janë rritur, ndërkohë që zyrtarët e Bankës Qendrore po shqyrtojnë mundësinë e pakësimit të masave ekonomike stimuluese, të cilat kanë ndikuar në tërheqjen e mbështetjes financiare për vendet në zhvillim.
 
Zyrtarët e Rezervës Federale do të takohen javën e ardhshme, dhe disa analistë parashikojnë se ata do të fillojnë të shkurtojnë sasinë e blerjes së bonove të thesarit, që aktualisht është në vlerën e 85 miliardë dollarëve në muaj.

Përmes tyre banka qendrore është përpjekur të stimulojë ekonominë amerikane . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)