Ekonomitë e tregjeve në zhvillim mund të rriten shumë shpejt
Washington, 9 mars - Ekonomitë e tregjeve në zhvillim mund të rriten shumë shpejt, thanë zyrtarët të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN-së, Xhon Lipski, tha se Kina, Brazili dhe vendet e tjera me rritje të shpejtë kanë luftuar për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe paratë hyrëse të investimeve.
Rritja e çmimeve të naftës ka përkeqësuar problemin e inflacionit, por Lipski tha se FMN-ja nuk ka ulur parashikimet e rritjes, meqë konsideron se çmimi i naftës është i përkohshëm.